22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Kurti në seancën solemne: BE është familja jonë e synuar politike, e NATO destinacioni ynë ushtarak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shënimi i ditës së çlirimit e ka sjell të tashmën dhe e ka përcaktuar të ardhmen e vendit.

Në seancën solemne, kreu i ekzekutivi theksoi se 25 vjet pas çlirimit, duan marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak. Pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...