11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Kurti në takim lamtumirës me Kosnett, e falënderon për bashkëpunimin

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të këtij të fundit.

Kurti e falënderoi ambasadorin amerikan për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”.

Ai tha se ai si kryeministër dhe qeveria që udhëheq do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Kurti i uroi ambasadorit Kosnett suksese të mëtutjeshme në angazhimet e tij të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...