20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kurti në takim me Burke diskuton për heqjen e masave nga BE-ja

Vizitën në Irlandë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vijoi me takimin me ministrin e shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke. Marrëdhëniet dypalëshe, integrimi evropian dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës ishin temat kryesore të takimit.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në proceset integruese dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit, ai foli veçanërisht për reformat demokratike përgjatë qeverisjes së deritanishme, rezultatet e të cilave janë mbështetur edhe nga raportet e organizatave të rëndësishme e të besueshme ndërkombëtare, dhe për objektivat e Qeverisë për vitin 2024 në kontekstin e integrimeve evropiane.

“Theks të veçantë iu dha kërkesës për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe  mundësisë që Plani i Rritjes së BE-së paraqet për secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...