Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Polonia, i cili merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë.
Delegacioni përbëhet nga Presidentja e Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (CSM), Dr. Malgorzata Bonikoëska, zëvendëspresidentja e Fondacionit Res Publica, Magda Jakuboëska, novelistja Malgorzata Zofia (Margo) Rejmer, analistja Marta Szpala dhe politologu Leszek Jażdżeëski.
Sipas njoftimit, Kurti shprehu aspiratën dhe objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, ku krahas shteteve partnere si Polonia, mund të kontribuojmë në arenën ndërkombëtare.
Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për bashkëbisedimin dhe iu uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë./Njeshi/