17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Kurti në Varshavë flet për Banjskën: Serbia po minon paqen në Ballkan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri.

Duke folur për paqen dhe sigurinë, Kurti përmendi misionin e Polonisë me KFOR-in, duke falënderuar trupat polakë që po shërbejnë në Kosovë, dhe duke i ofruar Polonisë bashkëpunim dhe mbështetje.

Tutje, Kurti ka folur për zgjerimin e BE-së dhe NATO-s dhe misionin për të siguruar kontinentin e Evropës dhe tërë botën. Ai tha se Serbia ka për qëllim të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, pavarësisht se shtete të kësaj zone janë në NATO.

“Kosova ia kushton mbrojtjes 2 për qind të GDP-së, duke e përputhur atë me targetin e NATO-s dhe jemi të përkushtuar ta rrisim progresivisht këtë, në linjë me kërcënimet që Kosova përballet, qoftë si shtet, qoftë si partner i aleatëve” tha Kurti.

Ai tha se i druhet një konflikti në Ballkanin Perëndimor, pasi ndër vite është përballur me influencën ruse dhe regjimin hegjemonist.

Sipas tij, Serbia e njëjtë që shkaktoi gjenocid në Bosnje dhe Kosovë, vazhdon të kërcënojë.

“Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke dhunuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve fqinje, përfshirë dhe Kosovën. Vitin e kaluar, aksionet agresive me sukses të Serbisë kulmuan me një sulm terrorist në Banjskë. Serbë të trajnuar dhe të armatosur hynë me municion mijëra eurosh, duke bërë një sulm nga kisha ortodokse të Banjskës. Qëllimi i tyre ishte të rikrijonin veprimet ruse të vitit 2014, në Donbas” tha mes të tjerash Kurti.

Tutje, Kurti ka përmendur progresin e bërë në aspektin mbrojtës, sidomos në hapjen e dyerve për ukrainasit e larguar nga zona e konfliktit, duke thënë se Kosova qëndron dhe do të qëndrojë me Ukrainën.

Ai shtoi se Kosova mezi pret për presidencën polake të BE-së, duke rikujtuar se Kosova është e vullnetshme për të punuar në procesin e anëtarësimit në Union./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...