Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Forumin Ekonomik të Vjenës, është takuar me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.
“Gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral.”
Ai e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e Japonisë për Kosovën.
“Ai e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë.”/Njeshi/