Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nesër pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në ora 12:20.
Krahas kësaj, Kurti do të marrë pjesë edhe në hapjen e Odës Nordike në ora 10:00
Ndërkaq, kryeministri do të vizitojë edhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri në ora 14:30, njofton Zyra e Kryeministrit. /Njeshi/