21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Kurti nga Strasburgu: Përmbushëm një hap shumë të rëndësishëm drejt KiE-së

Kosova sot arriti një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në KiE.

Asambleja Parlamentare e KiE-së miratoi me shumicë votash Opinionin pozitiv të hartuar nga raportuesja për Kosovën në këtë organizatë, Dora Bakoyannis.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, ka bërë një pritje bashkë me delegacionin e Kosovës që qëndroi në seancën e sotme në KiE, ku ka falënderuar ata që votuan pro Kosovës

“Është kënaqësi të ju pres këtu, për të kremtuar këtë arritje të madhe. Lajm i mirë për qytetarët, vendin dhe kontinentin tonë. Dhe së dyti, e gjithë kjo në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës, shtëpia mbrojtëse e vlerave tona të përbashkëta të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Sot e kemi përmbushur një hap shumë të rëndësishëm drejt rrugës për anëtarësim në KiE. Jo fjalët tona, por veprimet tona në vitet e fundit e kanë bërë të qartë se besojmë fuqishëm dhe mbështetemi ndaj vlerave që kjo organizatë qëndron. Ne besojmë dhe mbështetemi ndaj të drejtave të njeriut që bën bashkë universalitetin dhe barazinë, dinjitetin njerëzor dhe prosperitetin social”, tha mes tjerash kryeministri Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...