12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kurti: Një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë, është atdhe i mbarë

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një ceremoni të veçantë mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” kanë ndarë mirënjohje për mësuesit më të mitë të vitit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ndërsa katër mësimdhënësve më të mira ua ka ndarë çmimin “Shaban Jashari”.

Në këtë ceremoni Kurti tha se nuk ka çmim dhe vlerësim më të drejtë për mësuesen dhe mësuesin, nëse çmimi nuk mbart një emër, që ta ketë kryer këtë funksion.

“Dashuria për dije dhe dashuria për liri, janë vetëm një nga shtyllat e këtij funksioni. Prandaj për mësuesin, ne nuk themi që kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision”, tha Kurti, sipas të cilit, misioni e shpreh lirinë pa cak të devotshmërisë brenda një profesioni.

“Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha ai. Një brez i ri vjen në shoqëri, sipas tij, ka nevojë për gjuhë dhe shkencë, kulturë dhe art e edukim.

Sipas kryeministrit, shoqëria që ka mësues të mirë është një shoqëri e garantuar, një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë është atdhe i mbarë për njerëz më besim në tokë, në botë e në të ardhme.

Kurse ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha se kjo ditë është dita në të cilën i madh e i vogël ngrihet në këmbë për të thënë publikisht faleminderit mësues për punën që e bëni.

Ajo falënderoi të gjitha shkollat për punën që e kanë bërë në përzgjedhjen e mësuesit të dalluar në kuadër të shkollave, edhe drejtoritë komunale për vlerësimin e mësimdhënësve në nivel të komunës dhe zyrtarët e Ministrisë për finalizimin e këtij procesi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...