19.7 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Kurti: Nuk besoj që ata mund ta përsërisin Banjskën në një të ardhme të afërt, do të provojnë diçka tjetër me të njëjtin qëllim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “Serbia vazhdimisht bën kërcënime dhe nuk e dimë kur do t’i matrializojë ato”.

Ndërsa tha se “përvoja dhe historia na mësojnë që ai që bën kërcënime një ditë edhe i aktualizon”, Kurti tha se nuk beson se do të mund të përsëritet Banjska në një të ardhme të afërt”.

“Nuk besoj që ata do të mund ta përsërisin Banjskën e shtatorit në një të ardhme të afërt. Më shumë do të provojnë të bëjnë diçka me qëllimin e njëjtë por me mënyra të tjera. E kanë marrë mësimin më 24 shtator. Shumica dërmuese e kriminelëve kanë ikur nga veriu i Kosovës. Ata janë multimilionerë nëpër Serbi sepse janë eksponentë të krimit të organizuar. Dhe kriminelët e luftës nga vitet e ’90 u patën bërë kriminelë të paqes në këtë shekull dhe tash dëshirojnë luftë e cila bëhet si strehë lirie për ta, meqenëse kriminelët e duan luftën, sepse aty në njëfarë mënyre krimi i tyre fashitet”, tha Kurti mbrëmë në një intervistë për A2CNN.

Ai tha se “duhet të jemi vigjilentë e të përgatitur” dhe se ushtria e Kosovës po forcohet.

“Për tri vitet e kaluara i kemi shtuar 1852 ushtarë ne FSK dhe 600 ushtarë të rinj sivjet. Nga SHBA po blejmë raketa anti-tank Javelin, ndërkaq nga Republika e Turqisë po blejmë dronë Bayraktar dhe përveç kësaj e kemi katërfishuar numrin e trajnimeve për ushtarë e oficierë jashtë vendit, është trefishuar shpenzimi për armatim e municion e ndërkohë është dyfishuar buxheti për mbrojtje, këto po i bëjmë se ekziston kërcënimi real nga Serbia e shpeshherë i shoqëruar edhe nga Rusia”, tha Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...