1.4 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Kurti nuk tregon nëse do ti përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot mori pjesë në lansimin e projektit të “Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve”.

Pas kësaj, Kurti u pyet nga gazetarët, për ftesën e Prokurorisë Speciale të cilën e mori të mërkurën.

Por shefi i Qeverisë nuk u përgjigj, duke thënë se është me nxitim për disa takime të tjera.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur se Prokuroria Speciale e ka ftuar Kurtin për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Në ftesën që mbanë datën 10 dhjetor 2025, dy prokurorët special Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi e kanë ftuar Kurtin në cilësinë e dëshmitarit. Bëhet fjalë për rastin e Prokurorisë Specaiale PPS.nr.62/2023, e që lidhet me skandalin e rezervave shtetërore ku janë të përfshirë Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kurti sipas ftesës duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Kosovës me datë 16 dhjetor 2024 në orën 09:30 në mëngjes. Gjithashtu kryeministrit në fund të ftesës i është bërë e qartë që mund të detyrohet të paraqitet si dëshmitar dhe nëse refuzon që të dëshmojë edhe pas shqiptimit të gjobës, ai mund edhe të burgoset.

Gazetarët sot kanë bërë përpjekje që të marrin një qëndrim të Kurtit nëse do të paraqitet në Prokurori Speciale për të dëshmuar lidhur me aferën e rezervave shtetërore, megjithatë ai s’është ndalur fare për t’iu përgjigjur mediave, ndërkohë që mbrojtja e afërt ishin kujdesur që t’ia hapnin rrugën./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...