Mëngjesin e të enjtes, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia vizituan projektin tashmë të nisur për ndërtimin e Klinikës Hemato-Onkologjike dhe asaj të Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare.
Këto dy godina, që do të trajtojnë pacientë me sëmundje të veshkave dhe gjakut, Kurti qe optimist se do të funksionalizohen brenda dy vjetësh.Ndërkaq, vartësi i tij vlerësoi se këto por edhe renovimet e tjera, po bëhen për të ofruar kushte më të mira për pacientët.
Afërdita Ukëimeraj, drejtoreshë e Klinikës së Hematologjisë, tha se kjo klinikë e ka pasur të domosdoshme krijimin e hapësirave për një trajtim sa më dinjitoz të të sëmurëve hemaonkologjikë.Javë më parë, në QKU është përuruar edhe Klinika e Ortopedisë. Ndërsa, gjatë këtij viti janë bërë renovime në Klinikën e Gjinekologjisë dhe në Emergjencë.
Kronikë nga gazetarja Bardha Shala /Njeshi/