24 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.

Kurti thotë se gjatë vizitës së tij nuk kanë munguar as takimet me mërgimtarët.

“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu”, ka pohuar Kurti.

Tutje, ai ka shkruar se “ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”.

“Ju faleminderit shumë për bisedat e këndshme dhe për mikpritjen që do ta mbajmë mend përherë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...