8.8 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Kurti pas takimit me Raden: Diskutuam për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin me presidentin e Bullgarisë, Rumen Rade, i cili është në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Kurti, mes tjerash theksoi se kanë diskutuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik duke mbrojtur vlerat evropiane.

“Ishte kënaqësi t’ju mirëpres presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, sot në vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Ne e vlerësojmë miqësinë tonë me vendin dhe diskutuam shumë mënyra për ta thelluar atë përmes shkëmbimit më të madh ekonomik dhe bashkëpunimit politik duke mbrojtur vlerat evropiane”, shkroi Kurti në platformën X.

Në mëngjes, presidentja Vjosa Osmani gjithashtu e ka pritur në takim me ceremoni zyrtare, teksa pasdite me kryetarin e Prishtinës, Përparim, i cili ia dhuroi çelësin e qytetit./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...