Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Armenisë për të njohur pasaportën e Republikës së Kosovës, duke thënë se pasaporta e vendit “sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht”.
Kurti ka uruar qytetarët për këtë vendim, teksa ka përgëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarët shtetërorë, që siç ka thënë, po punojnë çdo ditë për forcimin e shtetsësisë.
“Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë./Njeshi/