16.6 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Kurti për aktakuzën për sulmin në Banjskë: Nuk e kam parë ende, më mirë vonë se kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për sulmin në Banjskë.

Ai ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën, por ai është shprehur i bindur se aktakuza ka mundur të ngrihet “shumë më herët”, duke shtuar “por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë”.

“Nuk e kam parë ende aktakuzën, por jam i bindur që ka mundur të ngritet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë. Duhet ta shohim përmbajtjen e saj. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht kudo që ndodhemi, e kam thënë edhe në Bruksel herën e fundit që isha, që Radoiçiqi duhet t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë, Banjska është në Zveçan të Kosovës” – ka thënë Kurti të enjtën.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...