Kryeministri Albin Kurti, i është gëzuar fitores së kombëtares së Kosovës që fitoi sot kundër Qipros me rezultat 0:4, në kuadër të UEFA Nations League.
Ai tha se “lojtarët tanë shkëlqyen sonte”. Kurti fitoren e “Dardanëve” e lidhi edhe me humbjen në ndeshjen e kaluar kundër Rumanisë.
“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan”, tha ai./Njeshi/