Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë.
Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto.
“Kjo është njohje de-facto në mes Kosovës e Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se i takon BE-së që të gjejë mekanizmin për ta bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.
Kurti gjithashtu tha se presidenti serb refuzoi të nënshkruajë mes të tjerash edhe për shkak të ngritjes së çështjes së të pagjeturve nga pala kosovare.
Megjithatë, sipas kryeministrit, kjo plagë do të marrë fund së shpejti.
Kujtojmë që në delgacionin kosovar ishte edhe kryetari i Komitetit për të Pagjeturit, Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit/Njeshi/