27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Kurti për votimin e fshehtë: Nëse Avni Dehari ka bërë shkelje, Gjykata Kushtetuese është dashur ta thotë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se sikur të shkelte Kushtetutën Dehari, këtë do ta thoshte Gjykata Kushtetuese.Kurti  për votimin e fshehtë tha se nuk ka bërë shkelje kryesuesi i seancës.

“Në 47 faqe të aktgjykimit nuk mund ta gjeni asnjë gjysmë fjalie ku mund të aludohet lëre më të tuhet që Avni Dehair e ka shkelur Kushtetutën, andaj nuk ka bërë asnjë shkelje. Gjykata Kushtetuese e ka pasur shancin të thotë në këtë aktgjykim që Avni Dehari ka bërë shkelje, do duhej ta thoshte po të ishte ky rasti. Nëse e ka shkelur Kushtetutën Avni Dehari, është dashur ta thotë kushtetuesja në këte aktgjykim – por a e dini pse nuk e ka thënë, sepse nuk e ka shkelur”, tha Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...