13.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Kurti përcjellë ambasadorin Abbott: Ne mund t’i dërgojmë njëri-tjetrit këngën e Kate Bush “Be Kind to My Mistakes”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se “Miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona”. Ai e falënderoi ambasadorin për punën, miqësinë dhe përkushtimin e tij, e ku theksoi dhe mbështetjen gjithmonë të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

“Por si admirues i muzikës britanike, ne gjithmonë mund t’i dërgojmë njëri-tjetrit këngën e Kate Bush “Be Kind to My Mistakes”, u shpreh Kurti. “Në këtë pritje mes shumë të tjerësh ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të qeverisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...