5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Kurti përkujton 10 qytetarët e vrarë para 25 vjetësh në veri të Mitrovicës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e ngjarjeve tragjike të natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Ai bëri të ditur se Kosova ka dërguar një letër tek përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, përmes së cilës kërkohet hetim I plotë dhe gjithëpërfshirje për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre krimeve.

Në sulmin e koordinuar nga grupe të armatosura të Serbisë, u vranë 10 qytetarë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar. Poashtu, u patën plagosur 25 të tjerë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...