12.9 C
Pec
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Kurti: Plani i Rritjes për Ballkanin sjell 882.6 milionë euro për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e  Qeverisë ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt më 14 tetor në Berlin.

Republika e Kosovës është angazhuar që 10 vjet për procesin e Berlinit, në mënyrë që atë ta kurorëzojmë suksesshëm siç edhe bëmë, u shpreh Kurti.

Kurti u shpreh se Procesi i Berlinit ka afruar vendet e rajonit me njëra tjetrën dhe të gjitha së bashku me Bashkimin Evropian.

“Në Berlin kemi nënshkruar marrëveshjen e pestë në tri samitet e këtij procesi, ndërkohë që paralajmëruam vendimin për ti dhënë fund pritjes gati dy vjeçare që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar po ashtu në Berlin, duke u mundësuar kështu qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës që të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari 2025”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjeve tjera që u bënë në Berlin.

“Marrëveshja e re për qasje në arsimim e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, është vazhdimësi e marrëveshjes së njohjes reciproke të diplomave për institucionet e arsimit të lartë. Nënshkruam deklaratën për Tregun e Përbashkët Rajonal 2024-2028 dhe miratuam planin e ri të veprimit që është shtyllë e planit të rritjes për Ballkanin nga i cili Republika jonë përfiton 882.6 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se veprimet e këtij plani janë të orientuara drejt avancimit të katër lirive, krijimi i mjedisit të favorshëm për biznese, zhvillimit të kapitalit njerëzor, digjitalizimit dhe inovacionit.

Kryeministri përmendi edhe nënshkrimin e tri marrëveshjeve tjera: Deklaratën mbi Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit Rajonal, Deklaratën mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të Investimeve të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor dhe Deklaratën mbi Aneksin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...