20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kurti pret eurodeputetin Mandl

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim eurodeputetin, Lukas Mandl, i cili bartë edhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Takimi kishte në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend, njofton Klankosova.tv.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit në takim u bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...