Ka nisu tashmë takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore, homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski.
Dy kryeministritat parakaluan para pjesëtarëve të Gardës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët intonuan himnet shtetërore të dy vendeve.
Agjenda e këtij takimi përfshin nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, që do të përforcojnë angazhimet e përbashkëta në fusha të ndryshme si tregtia, infrastruktura, arsimi dhe siguria rajonale.
Takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 13:45, ku kryeministrat Kurti dhe Mickoski do të ndajnë me publikun rezultatet dhe angazhimet e marra gjatë këtij takimi. /Njeshi/