18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kurti pret në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë, e falenderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s

“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Kraevski për detyrën e re, duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s. Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë institucional. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, sigurisë e mbrojtjes ishin ndër temat e diskutimit”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...