4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Artmotion Black 2024

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë pritur në takim arkitektin kroat, Andrija Mutnjakoviq, i cili ka dizajnuar e ideuar godinën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti tregon se nga Mutnjakoviqi pranoi librin që përmban planimetri e skica të Bibliotekës, një pasqyrim i punës komplekse dhe dizajnit të veçantë.

Në takim u trajtua dhe nevoja e rëndësia për renovimin e Bibliotekës dhe hartimit të projektit arkitektonik, proces në të cilin ka qenë i përfshirë dhe është konsultuar edhe arkitekti e akademiku kroat, si ideues i këtij objekti.

“Shënimi i 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, na bëri bashkë edhe me arkitektin vizionar e akademikun kroat Andrija Mutnjaković, i cili ka dizajnuar e ideuar këtë godinë ikonike. Me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot e mirëpritëm për të diskutuar përzemërsisht e shprehur mirënjohjen për kontributin dhe vlerën e tij tash edhe në renovimin e tërësishëm të objektit, gjersa hartimi i projektit arkitektonik është shumë afër përfundimit. Me kënaqësi pranova nga ai librin që përmban planimetri e skica të Bibliotekës, një pasqyrim i punës komplekse dhe dizajnit të veçantë. Biblioteka Kombëtare e Kosovës qëndron si një simbol i përhershëm i identitetit tonë dhe arkitekti Andrija Mutnjaković si një mik i vendit të cilin e mirëpresim kurdoherë”, ka shkruar Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...