26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, bisedohet për avancimin e Kosovës në këtë organizatë

Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF).

Për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, kryeministri, Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva.

Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.

Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Kosovë, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe zyrës së kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...