24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Kurti pret në zyrë ish-deputetin e Bundestagut, flasin për aktualitetin politik në vend

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth, të cilët biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohjen ndaj tij, si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës.

“Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend. Kryeministri Kurti e falënderoi Roth për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...