9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Kurti pret zyrtaren e DASH-it dhe ambasadorin Hovenier

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me  ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Pjesë e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi në shumë fusha përfshirë edhe atë të konvertimit të targave në RKS.

“Së bashku diskutuan për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet vendeve tona, bashkëpunimin në shumë fusha, dhe tema e çështje që na presin deri në përfundim të vitit dhe vitin që po vjen. Një prej tyre ishte çështja e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS”, thuhet në njoftim.

Kurti poashtu ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen ndaj Kosovës, teksa përmendi sulmin e serbëve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, sulmin në Banjskë, rrëmbimin e tre policëve dhe vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku.

“Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit. Vit ky që krahas zhvillimit dhe progresit ishte vit sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, institucioneve vendore e të gazetarëve në katër komuna në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i policor, tani Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...