7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Kurti priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë

Në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish- Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm. U vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

U bashkëbisedua për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...