26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Kurti priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot një grup studentësh nga Universiteti Shtetëror i Floridës, me të cilët diskutoi për zhvillimet politike, ekonomike dhe demokratike në vend.

Ai theksoi se Kosova është demokracia më e qëndrueshme dhe ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, falë një popullsie të re dhe politikave të qeverisë që mbështesin të rinjtë dhe arsimin e lartë, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Kurti u ndal te rritja e punësimit të të rinjve, bursa në fushat STEM – ku mbi 96% e përfituesve janë gra – si dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë. Ai i falënderoi studentët për vizitën dhe bashkëbisedimin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...