7.9 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Kurti: Qeveria do të të subvencionojë 70% të pagës për viktimat e dhunës

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se Qeveria do të fillojë subvencionimin e 70% të pagës bruto për 6 muaj për të fuqizuar të mbijetuarit e dhunës.

Ky vendim i Qeverisë erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës.

“Të mbijetuarit dhe viktimat e dhunës me bazë gjinore shpesh janë të izoluara financiarisht, duke i bërë ato të prekshme ndaj abuzimeve të mëtejshme. Në ditën tonë të 13-të të aktivizmit kundër dhunës së tillë, qeveria jonë njoftoi se do të subvencionojë 70% të pagës bruto për 6 muaj për të fuqizuar të mbijetuarit përmes punësimit”, ka shkruar kryeministri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...