Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Albin Kurti reagon pas aksidentit tragjik në rrugën Mitrovicë-Pejë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me dhimbje dhe shqetësim pas aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë.
Ai shtoi se autoritetet janë duke punuar për të siguruar një pasqyrë të plotë të rastit dhe bëri thirrje për kujdes të shtuar në trafik.
“Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë,” përfundoi ai.
Peja në zi, fort e dhimbshme: Viktimat e aksidentit të sontëm, janë të të njëjtes familje pejane