16.4 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Kurti reagon pas sulmeve nga Irani: Dhunë alarmante, Izraeli ka të drejtë për t’u mbrojtur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin me raketa të Iranit mbi Izraelin.

Ai ka thënë se i bashkohet qeverive të shteteve të tjera për të dënuar këtë sulm.

Kurti tha se rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Më tutje, ka shtuar se Izraeli e ka të drejtën ta mbrojë vetën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...