1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Kurti reagon pas sulmit në Magdeburg: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e prekura

Një sulm ka ndodhur të premtën në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Lidhur me incidentin tragjik ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ngushëlloi familjet e prekura nga ky sulm.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’.

Sipas shërbimit të shpëtimit, janë 60 deri në 80 të lënduar, shkruan ZDF. Drejtuesi i makinës është arrestuar, teksa dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.Dëshmitarët raportojnë se automjeti ka hyrë direkt në turmë dhe ka shpërthyer paniku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...