12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut, dëshmi që Kosova i del zot vetes – Serbia të jap përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij si dhe ka vizituar familjen e tij në Samadrexhë.

Kurti tha se rënia e rreshterit Afrim Bunjaku është dëshmi se Kosova i del zot vetes.

Kryeministri theksoi se numri i policëve kadetë po rritet dhe se morali i policisë dhe ushtrisë s’ka qenë kurrë më i lartë.

“Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhnjen në çdo betejë. Sot që po flasim Kosova nuk burime të brendshme që e cënojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës, në çdo cep është shteti i Kosovës. Numri i policëve me kadet të rinj po rritet, morali i policisë dhe ushtrisë tonë kurrë nuk ka qenë më i lartë, andaj kjo sakfrificë e rreshterit të Policisë së Kosovës ia ka vlejtur fort për Policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”, tha Kurti para gazetarëve.

Kryeministri Kurti tha se ata që kryen aktin në Banjskë të Zveçanit, ishin të financuar nga Serbia dhe se kishin shumë më shumë armatim, e në fund lanë edhe të vrarët e të plagosurit e tyre aty dhe ikën.

Kurti tha se Serbia duhet të jap përgjegjësi dhe për këtë ai kërkoi ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

“Ata policë që ishin në betejë me të, nuk lejuan që trupi i Afrim Bunjaku të bie në duart e forcave armike. Forcat të cilat ishin të financuara nga Serbia, me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre, dhe sot fshihen nëpër Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën me shtetin tonë. Duhet theksuar se Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi e në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtar”, tha kryeministri Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...