Pas shpërthimit të së enjtes në kanalin e ujit në Ibër Lepenc sot për ta vizituar këtë vend kanë shkuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ndodhet në vendin e ngjarje dhe nga atje ka sjell pamje edhe të pranisë së forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.Kurti theksoi se për sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc llogari duhet të kërkohet te Serbia“… Uashingtoni e Brukseli të kërkojnë llogari nga Serbia. Eksplozivi është vendosur nga profesionistë dhe nuk ka mundësi të vendoset nga një individ, por nga grupe që marrin paga nga Serbia”, citohet të ketë thënë kryeministri.Me kryeministrin Kurti, për vizitë në Varagë të Zubin Potokut është edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Hoxha./Njeshi/