5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Kurti shkon për ngushëllime te familja e ushtarit të FSK-së që vdiq në vendin e punës

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e ushtarit të FSK-së Liman Musliut, i cili vdiq aksidentalisht në vendin e punës, ditë më parë.

Shefi i qeverisë atje shkoi bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, dhe deputet të kuvendit.

“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë”, shkruan në kumtesë.

I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...