26.1 C
Pec
E premte, 12 Korrik, 2024

Kurti shkroi në NYT “NATO shpëtoi popullin tim”, Selmanaj ia publikon shkrimin ku VV kontestonte qëllimet e ndërhyrjes

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka reaguat pas shkrimit të kryeministrit Albin Kurti në New York Times për NATO’n dhe rëndësinë e bombardimeve të NATO’s në çlirimin e Kosovës.

Selmanaj thotë se Kurti, vite më parë, kur ishte në opozitë, për të armiku më i madh ishte bashkësia ndërkombëtarë se sa Serbia.

“Edhe pse tani nga kolltuku i Kryeministrit ka filluar të ju vijë turp për qëndrimet e tij dhe tashmë ato komunikata i keni fshirë nga interneti, ato njolla nuk mund t’i fshini nga fytyra juaj”, shkroi Selmanaj:

Selmanaj më poshtë i ka listuar disa deklarata të VV, të vitit 2010 për NATO’n:

Albini në NYTIME, ka  shkruar një artikull për NATO-n dhe rëndësinë e bombardimeve të NATO-s në çlirimin e Kosovës. Ai ka thënë se bombardimet i dhanë fund tmerrit dhe se për të intervenuar NATO duhej vullneti politik i fuqive të mëdha.

Mirëpo, a mund të besoni që personi që e ka shkruar këtë opinion, disa vite më parë kur ishte në opozitë dhe për të armik më i madh ishte bashkësia ndërkombëtare se sa Serbia, i njëjti Albin kishte thënë si më poshtë:

Albin Kurti 2010: “Noam Chomsky ka të drejtë kur thotë se në rast të paraqitjes së krizës humanitare, bota e jashtme ka tri mundësi: të veprojë për ta rënduar katastrofën; të mos veprojë fare; dhe të veprojë për ta zbutur katastrofën; Kosova i takon kategorisë së parë.”

Albin Kurti 2010: “Përderisa NATO zhvillon luftën e vet komode nga ajri, civilët shqiptarë janë lënë në mëshirën e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe atje poshtë në terren”

Albin Kurti 2010: “Nuk ka pasur autorizim të OKB-së për bombardimet e NATO-s, edhe pse disa konsiderojnë se me aprovimin e Rezolutës 1244 realisht miratohen bombardimet e NATO-s”./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...