18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Kurti shkruan për Skënderbeun: Mbetet referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për Heroin Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, pasi ka hipoteza të historianëve që ditëlindja e tij mund të jetë sot, më 6 muaj.

Për Skënderbeun, Kurti ka thënë se është referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese dhe e çdo ndërgjegjje komunitare për shqiptarët.

Ai ka shkruar për Skënderbeun pos tjerash edhe si një diplomat vizionar.

Më poshtë postimi i Kurtit:

Nga Prishtina në Gjakovë e nga Tirana në Shkup dhe deri te arbëreshët në San Basile të Italisë, këto ditë u kujtua me nderime dhe me shtatore të reja heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky portret i tij, është publikuar në biografinë më të njohur të Skënderbeut, shkruar nga Marin Barleti dhe botuar më 1508.

Siç besohet gjerësisht, Gjergj Kastrioti kishte lindur para 619 vitesh, më 6 maj të vitit 1405. Kjo duke u bazuar në një traditë antroponomike mesjetare, sipas së cilës të lindurit në ditë shenjtorësh pagëzoheshin me emrin e shenjtorit përkatës, prej nga disa historianë kanë hedhur hipotezën që Gjergj Kastrioti, mund të ketë lindur pikërisht më 6 maj, ditën e Shën Gjergjit, me emrin e të cilit shenjtor është pagëzuar.

Sidoqoftë përtej ditëlindjes së tij, ka gjithmonë arsye dhe dobi të kujtohet jeta dhe vepra e Skënderbeut, Zotit të Arbërisë, fisnikut më të shquar arbëror të Mesjetës. Skënderbeu ishte një luftëtar i paepur për liri, strateg ushtarak gjenial, burrështetas i guximshëm dhe diplomat vizionar. Ai drejtoi një rezistencë dhe qëndresë të pathyeshme ndaj osmanëve që nga viti 1443 e deri sa vdiq më 1468.

Lidhjet e Skënderbeut me shtetet italiane dhe perëndimore si me Mbretërinë e Napolit, me Papatin e Romës dhe me Republikën e Venedikut, janë rikthyer dhe rimarrë si raporte referenciale politike për shqiptarët edhe në kohët moderne. Në shekullin e XIX, figura e Skënderbeut u mor nga rilindasit shqiptarë dhe u vendos në qendër të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Stema dhe flamuri i dikurshëm i Kastriotit u bënë bazë e flamurit kombëtar dhe shtetëror nga shqiptarët në fillim të shekullit të XX.

Vepra e Skënderbeut është dhe do të mbetet referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese dhe e çdo ndërgjegjje komunitare për shqiptarët.

Andaj përherë, lavdi i Skënderbeut brez pas brezi do të shtohet!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...