5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Kurti: Shtëpia e familjes Qerkezi dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25 vjetorin e rrëmbimit të katër djemve dhe bashkëshortit të Ferdonije Qerkezit. Eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i dy djemve tjerë dhe bashkëshortit.

Kurti ka thënë se shtëpia e familjes Qerkezi dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

“Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.”

Kurti ka përkujtuar edhe rrëmbimin e personave tjerë nga ajo shtëpi, masakrimin e e 40 civilëve në Dardani të Pejës, masakrën në Kllodernicë të Skënderajt, të vrarët në Mamushë, Obiliq e Fushë Kosovë.

“Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi. Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje. Ne i kujtomë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.”

Ai ka thënë se i kujtojnë të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

“Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë. Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për ҫlirimin e Kosovës!”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...