2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit të tij, kryeministri u uroi të gjithë besimtarëve myslimane agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

Ai falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...