4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Kurti: Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve në Izrael, qëndroj me aleatët tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar edhe një herë pas ngjarjeve në Izrael, që nisën me sulmin nga Hamasi të shtunën në mëngjes.

Kurti u shpreh shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin e viktimave, që sipas të dhënave të fundit, ka mbërritur në të paktën 700 izraelitë të vrarë

“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael”, shkroi Kurti.

“Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, shtoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...