Kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar sot në Oslo të Norvegjisë e ku po zhvillon takime me diasporë
Pas këtij takimi ai të dielën do të qëndroj në Frankfurt, e ku sipas njoftimit të Konsullatës së Kosovës në Frankfurt në takim do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me mërgatën duke përfshirë organizimin kulturor, mësimin në gjuhën shqipe, regjistrimin e mërgatës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Kosovë.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla,.Në këtë takim do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me mërgatën duke përfshirë organizimin kulturor, mësimin në gjuhën shqipe, regjistrimin e mërgatës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Kosovë”, thuhet në njoftim./Njeshi/