15.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Kurti sot viziton burgun e Dubravës me rastin e 24-vjetorit të masakrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Vizita e Kurtit pritet të zhvillohet në orën 10:00, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se ​24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.

19 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...