17.7 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Kurti: Sulmet e 11 shtatorit shkaktuan tronditje, Kosova e rreshtuar në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 22 vjetorin e sulmit terrorist në ShBA, tha se kjo ngjarje shkaktoi tronditje globale dhe pati ndikim të shumëanshëm.

Ai kujtoi se në mesin e viktimave të këtij sulmi kanë qenë edhe tre shqiptarë. Kurti ka thënë se Kosova është e rreshtuar në mesin e shumë vendeve në luftën kundër terrorizmit të cilit i prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më shumë se dy dekada nga atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë luftës globale kundër terrorizmit, kurse shumë vende mes të cilave edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët. Sikurse ShBA-të ashtu edhe Kosova besojnë në të njëjtat vlera demokratike dhe qytetëruese si dhe ndajnë të njëjtat pozicione gjeopolotike dhe qëndrime gjeostrategjike si shtete aleate e mike”, ka shkruar Kurti ndër të tjera në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...