5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Kurti takohet antropologen, Janet Reineck, flasin për trashëgiminë kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim antropologen, Janet Reineck.

“Znj. Reineck, një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim u bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në vendin tonë.

Gjithashtu, diskutuan për rëndësinë e unitetit të popullit në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim.

“Kryeministri Kurti, duke falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, u shpreh i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë”, mbaron komunikata.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...