7.4 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Kurti takohet me ambasadorin britanik, flasin edhe për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit, ku thuhet se “u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve”.

“Diskutuan gjithashtu për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tij dhe hapat për formimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...