5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Kurti takohet me Halil Kastratin, e falënderon për mbështetjen ndaj skamnorëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se Kurti e ka falënderuar Kastratin për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive tjera të ndjeshme të shoqërisë.

Komunikata:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për takimin, z.Kastrati foli për angazhimin e vazhdueshëm për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që kjo shoqatë ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar.

Në takim u theksua se barazia dhe mirëqenia janë synime qendrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar veprimet e ndërmarra në mbështetje të qytetarëve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...