6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kurti takohet me Kocher, flasin për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE

Në Vjenë të Austrisë, kryeministri Albin Kurti takoi ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë, Martin Kocher me të cilin diskutuan për marrëdhëniet e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, rolin dhe kontributin e diasporës dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, turizëm dhe zhvillim rural.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, veçanërisht nëpërmjet projekteve të Agjencisë Zhvillimore (ADA), të cilat arrijnë vlerën prej 26 milionë euro.

“Përkrahja nga kjo Agjenci ka luajtur një rol instrumental në zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për vendit, përfshirë këtu programin tonë për arsim dual.

Duke folur për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, Kurti theksoi se Austria është një nga investitorët kryesorë në vendin tonë. Sipas Bankës Qendrore shuma e investimeve direkte nga Austria është gati gjysmë miliard euro, ndërkaq kontributi i saj në sektorë, si ai i bankës, sigurimeve dhe telekomunikacionit, ka ndikuar në rritjen tonë ekonomike. Me këtë rast, Kurti i bëri thirrje, që kompanitë austriake të hulumtojnë mundësitë dhe të angazhohen edhe në projekte të fushës së energjisë dhe infrastrukturës, në kuadër të investimeve që parashihen për tranzicionin energjetik të Kosovës dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti dhe ministri Kocher biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal, Tregun e Përbashkët Rajonal, Planin e Rritjes të BE-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...